by UNDP Europe and Central Asia

“U bëj apel të gjitha qeverive dhe shoqërive […] të ndërtojnë një botë në të cilën askush nuk ka përse të frikësohet për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor” Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

OutSpoken është një galeri multimediale e cila eksploron përjetimet dhe përvojat e personave lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks (LGBTI) në Ballkanin Perëndimor. Outspoken mbështet dhe feston të folurin hapur kundër diskriminimit dhe përjashtimit. Përmes historive të sfidave, rezistencës dhe triumfit, iniciativa ushqen dhembshurinë dhe të përbashkëtat tona si qënie njerëzore.

Pjesëmarrësit e OutSpoken janë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ndërkohë që orientimet seksuale dhe identitetet gjinore të tyre janë të ndryshme, eksperiencat që ata ndajnë janë një kujtesë e fortë e nevojës për të mbrojtur personat LGBTI nga stigmatizimi dhe dhuna.

Në Ballkanin Perëndimor, ashtu si në pjesën më të madhe të botës, personat LGBTI përballen me mbrojtje të papërshtatshme ligjore, diskriminim gjatë kohës që kërkojnë akses në shërbime publike, qëndrime të ashpra dhe kundërshtuese të opinionit publik dhe një mungesë të përgjithshme mbështetjeje. Është e një rëndësie thelbësore që të drejtat e personave LGBTI të mbështeten dhe mbrohen duke adresuar ligjet e papërshtatshme dhe duke luftuar sjelljet dhe qëndrimet diskriminuese.

UNDP mbështet zbatimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, të cilat premtojnë të mos lenë askënd pas. Në 170 shtete dhe territore, UNDP po punon për të çrrënjosur varfërine, zvogëluar pabarazinë dhe dhënë fund përjashtimit. Në të gjitha përpjekjet tona, ne inkurajojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e grave, minoriteteve dhe njerëzve vulnerabël. Këtu përfshihen edhe të drejtat e personave LGBTI.